Një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar në një aksident që ndodhi në magjistralen Gjakovë-Prizren.
Ndërkohë dy nga të lënduarit në aksidentin në fshatin Celinë të Rahovecit raportohet të jenë në gjendje të rëndë.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës. Sipas Policisë, katër të lënduarit janë dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal në Gjakovë