Fjalë Kyçe

Skuadra e Ligës së Parë ankohet në FFK

Skuadra e Ligës së Parë ankohet në FFK

Drenasi është mposhtur 1:0 në udhëtim te Vllaznia e Pozheranit.

Megjithatë, drejtuesit e këtij klubi kanë mbetur të zhgënjyer me ndarjen e drejtësisë në këtë ballafaqim.

Ata kanë thënë se do t’i drejtohen FFK-së.

Ankesa e KF Drenasi

KF VLLAZNIA (referi) 1 – 0 KF DRENASI

Penallti 90+ inekzistente

Sot gjatë takimit në Pozheran gjyqtari kryesor FITIM SADRIU nga Ferizaji e kishte rezultatin në mendje akoma pa filluar loja. Qysh nga minuta e parë u vërejtë që të tre gjyqtarët kishin ardhur me detyrë t’i ndihmojnë Pozheranit të fitoj. Gjatë tërë takimit gjyqtari kryesor bënte presion në futbollistët tanë dhe asnjëherë nuk i ndalte ndërhyrjet të cilat ishin në favorin tonë, ndërsa akordonte faulla në të mirë të vendasëve pa qenë, vetëm që t’i jipet mundësia të kishin krosime të gjata për të na rrezikuar dhe për tu rrëzuar ndonjë lojtar nga Pozherani gjë që ndodhi dhe erdhi penalltia në minutat shtesë.

Të gjitha padrejtsitë që u bënë sot gjatë ndeshjes KF VLLAZNIA (gj. FITIM SADRIU) – KF DRENASI me një ankesë do t’i drejtohemi organeve kompetente në FFK. Shpresojmë që këso gjëra mos të ndodhin jo vetëm tek ne por në të gjithë futbollin kosovar.