Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa mbrëmë u taku me deputetët e CDU-së të Bundestagut Gjerman, Schmidt, Bayer dhe Stiftung.
Mustafa në faqen e tij zyrtare në Facebook, shkruan se në këtë takim u diskutua për çështjet aktuale në Kosovë, bashkëpunimin regjional, ekonominë dhe perspektivën evropiane të Kosovës.
Ai shkruan se përveç deputetëve gjerman në takim morën pjesë edhe Agim Veliu, Lutifi Haziri, nënkryetar i LDK-së dhe Vlora Dumoshi, anëtare e Kryesisë./Gazeta Alo/
Ky është postimi i tij i plotë:
Mbrëmë takova deputetët e CDU-së në Bundestagun Gjerman, z. Christian Schmidt dhe Peter Bayer së bashku me drejtuesit e Konrad Adenauer Stiftung. Biseduam për çështjet aktuale në Kosovë, për bashkëpunimin regjional, veçmas atë ekonomik, dhe perspektivën evropiane të Kosovës. Trajtuam, po ashtu, bashkëpunimin e LDK-së me CDU, si parti simotra në familjen e Partive Popullore Evropiane.
Përfaqësuesit e lartë gjerman rikonfirmuan qëndrimin e tyre për dlogun dhe për kufijtë, që përputhet në tërësi me qëndrimin e LDK-së.
Në takim morën pjesë edhe Agim Veliu e Lutfi Haizri, nënkryetar të LDK-së dhe Vlora Dumoshi, anëtare e Kryesisë.