Veprimi i fundit i Rinës befason të gjithë.
Fifi dje lansoi projektin e saj të ri “Akoma”, për të cilin mori përkrahjen e fansave dhe kolegëve të saj, shkruan Gazeta Alo.
Në mesin e artistëve që ia kanë shpërndarë këngën, është edhe reperja Rina Balaj e cila shihej se ishte në armiqësi me Fifin mirëpo del e kundërta me këtë veprim që bën ajo.
“U zgjova me këtë, të gjithë klikoni. Suksese Fifi”, ka shkruar Rina në InstaStory duke e shpërndarë këngën e Fifit.
Kujtojmë se në një intervistë, Fifi kishte disa fjalë jo të mira për Rinën që i jepte epitetin vetës ‘mami’ gjithashtu edhe për rep-artistet e tjera të skenës sonë./Gazeta Alo/