Dje me datën 31 mars 2019, njësitet policore në Vushtrri, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë katër persona të dyshuar për veprën penale ‘vjedhje’.
Arrestimi i katër personave të dyshuar është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe prova të siguruara për kryerje të veprës penale ‘vjedhje’, ku cak i kësaj vjedhje ishte një vendpunishte, ku të dyshuarit kishin vjedhur pjesë të eskavatorit dhe vegla tjera të punës.
Në cilësi të provave materiale nga të dyshuarit janë sekuestruar gjerat e vjedhura të cilat pas procedurave i janë kthyer pronarit, njofton Policia.
Ndërsa pas procedurave të nevojshme intervistuese, nga ana e prokurorit të rastit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.