Vendimi ku Kosovës ndaloi lojërat e fatit për një afat 10 vjeçar është bërë lajm i mediave të huaja. Sipas një artikulli të publikuar së fundi, theksohet se lojërat e fatit në Kosovë u ndaluan në përpjekje për të vepruar kundër krimit të organizuar
Madje TheTimes, ka potencuar që ky vendim erdhi pas një serie vjedhjesh të armatosura në të cilat mbetën të vrarë dy punëtorë kazinosh. Policia e Kosovës ka vërshuar pjesën më të madhe të vendeve 470 prej të cilave ushtrohej kjo veprimtari, qysh pas vendimit.
Bastet, sidomos në sport, janë bërë shumë popullore, duke nxitur një industri të paligjshme me vlerë 100 milionë euro në vit. Ndërsa potencohet se rreth një e treta e 1.8 milion popullsisë së Kosovës janë të papunë. Kryeministri i Ramush Haradinajt tha se masat kishin për qëllim të forcojnë sigurinë publike.
“Është kaos i përgjithshëm, një abuzim total dhe është mirë që ne po e ndalim këtë. Ne nuk do t’i lejojmë këto vende të jenë arena të krimit që pretendojnë jetën e njerëzve “, njofton Klan Kosova.
Veç Thetimes, ditë më parë artikull rreth këtij vendimi publikoi edhe The Guardian.