Fjalë Kyçe

Hoxha: Të arriturat në MSA nuk mjaftojnë për t’u bërë pjesë e BE-së

Ministrja e Integrimit Evropian në një postim në Facebook, ka shkruar se të arriturat e këtyre tri vjetëve në Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit, janë të lidhura ngushtë me jetën dhe mirëqenien e qytetarëve.

“Në trevjetorin e nënshkrimit të marrëveshjes së parë kontraktuale në mes të Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian – Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, ne mund të flasim për shumë të arritura. Të arriturat gjatë këtyre tri vjetëve janë të lidhura ngushtë me jetën dhe mirëqenien e secilit qytetar të Republikës së Kosovës. Lidhur me këto arritje, ne çmojmë secilin kontribut të vendeve të BE-së për procesin dhe rrugën tonë integruese”, ka shkruar ajo në Facebook, transmeton Koha.net.

Mirëpo sipas Hoxhës, këto arritje nuk mjaftojnë për t’u bërë pjesë e familjes Evropiane.

“Këto arritje nuk mjaftojnë për t’u bërë pjesë e familjes Evropiane, por ne nuk do të ndalemi së punuari sepse kemi qenë, jemi dhe do të mbesim pjesë e Evropës dhe vlerave që ajo përfaqëson. Në këtë përvjetor, përgëzime secilit kontribuues për zbatimin e MSA-së, në veçanti shprehim respekt ndaj ekspertëve të vendeve mike që me përkushtim të madh kanë dinamizuar procesin konform nevojave të qytetarëve tanë”.

“Urime miq, përgëzime për akterët që vërtetë këtë marrëveshje e trajtojnë siç e meriton, me prioritet, si interes me peshë dhe vlerë kombëtare”, ka shkruar ajo.