Fjalë Kyçe

Ky është vendimi i gjykatës për pensionet e veteranëve

Ky është vendimi i gjykatës për pensionet e veteranëve

19 mijë e 500 përfitues të pensioneve në kategorinë e veteranëve të luftës do të vazhdojnë të marrin pensionet e tyre.

Kjo megjithëse ekziston një aktakuzë kundër 12 personave lidhur me verifikimin e statusit të veteranit të luftës, që sipas prokurorisë ka quar në përfitim të jashtëligjshëm të pensioneve nga personat që nuk duhet ta kenë këtë status, shkruan kallxo.com.

Lidhur me këtë kishte pasur kërkesë për masë të sigurisë që do të pezullonte pagesën e pensioneve për 19 mijë e 500 veteranë deri në përfundim të procedurës penale lidhur me aktakuzën në fjalë.

Këtë kërkesë e refuzoi Gjykata në Prishtinë.