Fjalë Kyçe

Diplomati norvegjez: Rambuje krijoi tre shtete Serbinë, Malin e Zi dhe Kosovën

Diplomati norvegjez: Rambuje krijoi tre shtete Serbinë, Malin e Zi dhe Kosovën

Knut Vollebaek, shef i diplomacisë norvegjeze gjatë bisedimeve në Rambouillet, dhe kryesues i OSBE’së në atë kohë, ka thënë për mediat e Beogradit se procesi i Rambouillet ka prodhuar tre shtete të reja në Ballkan, Kosovën, Malin e Zi dhe Serbinë.

Ai ka treguar se delegacioni i Kosovës që në arritje kishte kërkuar kategorikisht vetëm pavarësi ndërsa delegacioni nga ish RFJ, këmbëngulte që Kosova të mbetej çështje e brendshme saj.

Norvegjezi ka shtuar se krimet që ishin bërë ndaj popullatës shqiptare në Kosovë dhe refuzimi kategorik i Milosheviqit të pranojë marrëveshjen, sollën fushatën ajrore kundër caqeve ushtarake e policore serbe.

“Nuk kemi dashur që në Kosovë të përsëritej Srebrenica, prandaj janë bërë sulmet ajrore”, ka thënë Vollebaek, transmeton Koha.net.

Duke folur se cilat janë rezultatet e konferencës së Rambouillet pas njëzet vjetësh, ai ka thënë:

“Nga Jugosllavia e vitit 1999, tani janë bërë tri shtete të pavarura dhe sovrane: Serbia, Mali i Zi dhe Kosova. Marrëdhëniet e Serbisë e të Kosovës ende nuk janë rregulluar dhe ato e dëmtojnë njëra-tjetrën, janë burim i jo stabilitetit dhe pengesë e përparimin ekonomik e politik. Është koha e fundit që çështje të mbetura të rregullohen me bisedime e kompromis”.