Fjalë Kyçe

Pacolli: Turp që Kosova nuk ka muze të gjenocidit

Pacolli: Turp që Kosova nuk ka muze të gjenocidit

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, pasi ka vizituar muzeun e gjenocidit në Ruanda ka thënë se i ka ardhur turp që qeveritë tona, ende nuk kanë gjetur kurajën për të bërë diçka të tillë për vendin, vuajtjet që janë përjetuar dhe gjenocidin serb ne Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, Pacolli ka thënë se Kosova duhet ta ndërtojë këtë memorial.

Ai ka theksuar se përmendoret janë kujtim por s’janë përkujtim i gjenocidit përcjell lajmi.net.

“Më duhet të bind të gjithë që të kemi diçka kaq të bukur dhe të dhimbshme dhe me kujtim për gjithë brezat”, ka shkruar ai.

https://www.facebook.com/behgjeti/posts/10161479332360153