Sipërfaqja e përfshirë nga zjarri deri tani është rreth 4 hektarë. Të gjitha forcat zjarrfikëse të Krujës janë aktivizuar dhe ndodhen në vendngjarje për të lokalizuar dhe shuar flakët.
Një zjarr i madh ka rënë sot në fshatin Zgërdhesh në Krujë. Sipas informacioneëve mësohet se zjarri është i fuqishëm dhe ka përfshirë një sipërfaqe të madhe me pisha.
Sipërfaqja e përfshirë nga zjarri deri tani është rreth 4 hektarë. Të gjitha forcat zjarrfikëse të Krujës janë aktivizuar dhe ndodhen në vendngjarje për të lokalizuar dhe shuar flakët.
Sipas informacioneve mësohet se është shumë e vështrië ndërhyraje zjarrfikësve për shkak të terrenit të vështirë. Aktualisht po punohet me pompa, po ashtu dyshimet janë se kemi të bëjmë me një zjarrvënie të qëllimshme.