Gjykata e Kumanovës e ka refuzuar kërkesën e palës mbrojtëse në rastin “Almir Aliu” për ndërrimin e ndihmës gjykatësit të lëndës pasi që dyshojnë se për shkak të përkatësisë së tij etnike me të akuzuarin Boban Iliq, do të jetë i anshëm gjatë procesit gjyqësor.
“Kam marrë vendim, është refuzuar kërkesa jonë”, tha avokati Asmir Alispahiç, shkruan portalb.mk.
Mbrojtja kërkohet që të ndërrohet ndihmës gjykatësi, Lubomir Gjorçeviq, pasi që i njëjti ka përkatësi të njëjtë etnike me të akuzuarin Iliq, gjegjësisht të dy janë serbë. Ata kërkuan që i njëjti të jetë shqiptar dhe sipas tyre, vetëm ashtu do të munden të besojnë në një vendim të rregullt.
Ndryshe, procesi gjyqësor për rastin “Almir Aliu” u kthye në rigjykim kthyer në rigjykim për shkak të parregullsive gjatë gjykimit të parë. Sikur gjatë gjykimit të parë, gjykatëse e lëndës është Maja Denkovska, ndërkaq prokurore Suzana Kusigerska. Seanca e radhës që ishte e caktuar për nesër nuk do të mbahet, pasi që avokati Spahiç, është në një gjykim tjetër, gjykimi vazhdon më 15 prill.
Rasti Almir Aliu
Në korrik të vitit 2016-të, vogëlushi nga Kumanova Almiri, u shkel me makinë nga Iliq, pasi që paraprakisht babai i vogëlushit dhe ai kishin pasur një zënkë banale në ambulancë.
Fillimisht, Iliq ndiqej për veprën “vrasje me paramendim“, megjithatë e njëjta më pas u rikualifikua nga Prokuroria duke e ndjekur për veprën penale “vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion” nga neni 300 paragrafi 2 në lidhje me nenin 297 paragrafi 1 nga Kodi Penal”.
Për rastin në fjalë ka pasur reagime të ashpra në opinion, duke organizuar protesta masive nga qytetarët të cilët e dënuan aktin e Prokurorisë, për shkak të rikualifikimit të lëndës.
Gjatë gjykimit, pati reagime në lidhje me atë se janë bërë lëshime gjatë procedurës, gjegjësisht janë marrë për dëshmi ekspertizat neuropsikiatrike të ekspertëve me licenca me afate të skaduara.
Pos kësaj, edhe pse në kamerat e sigurisë shihet qartë se vëllai i Bobanit, Bojan Iliq, ka qenë i përfshirë në rrahjen me Sedat Aliun, Sami Demirindhe Abdulla Aliun, ai nuk u përfshi në akuzë, gjegjësisht nuk u dënua.
Më 5 prill të vitit 2018, Boban Iliq, u dënua me 6 vjet burg, babai i Almirit, Sedat Aliu me 6 muaj, ndërkaq Sami Demiri dhe Abdullah Aliu me nga 9 muaj burg. Por me rigjykimin, të gjitha këto bien në ujë dhe gjithçka fillon nga e para.