Dyshohet se tre persona kanë tentuar të kryejnë një vjedhje në katedralen “Shën Tereza”, sot rreth orës 17:00.
Lidhur me rastin, Policia e Kosovës ka shoqëruar në ambientet policore tre meshkujt, romë.
Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 17:00 policia ka marre informatën lidhur me dyshimet për një tentim vjedhjeje në arkën e katedrales. Menjëherë pas informatës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kontaktuar me personin përgjegjës të Katedrales”, ka thënë Borovci.
Ai po ashtu ka thënë se policia ka nisur hetimin preliminar lidhur më rrethanat e kësaj ngjarjeje
“Ndërkohë që janë shoqëruar në stacionin policor 3 të mitur, meshkuj , rom, shtetas të Kosovës, të cilët dyshohet të kenë tentuar të kryejnë një vepër të tille. Aktualisht policia ka nisur hetimin preliminar lidhur më rrethanat e kësaj ngjarjeje”, ka deklaruar tutje Borovci.