Mozzik ka dhënë përgjigjen e papritur kur u pyet se a di të flasë serbisht.
Mozzik së fundi i është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve, të cilët ishin kureshtar të dinin shumëçka rreth tij, shkruan lajmi.net.
Një prej tyre e pyet “A flet serbisht?”, ndërsa nuk vonoi përgjigja e reperit i cili ia kthen “Adem Jashari”.
Për ndryshe, projekti i fundit nga Mozzik është “Romeo & Juliet”, ndërsa ka paralajmëruar një album të ri me shumë projekte muzikore.