Fjalë Kyçe

Halil Matoshi i reagon Isa Mustafës: Papunësia është zvogëluar

Halil Matoshi i reagon Isa Mustafës: Papunësia është zvogëluar

Këshilltari i kryeministrit Haradinaj, Halil Matoshi, i ka reaguar kreut të LDK-së dhe ish-kryeministrit Isa Mustafa në lidhje shkrimin e këtij të fundit që deklaron se është rritur papunësia në Kosovë.
Isa Mustafa sot gjatë ditës shkroi se në vitin 2018 Kosova ka humbur 17 mijë vende pune.
Këshilltari Matoshi e ka quajtur manipulim të opinionit deklaratën e Isa Mustafës.
Sipas Matoshit, Agjencia e Statistikave të Kosovës në raportin e publikuar sot thotë të kundërtën e asaj çfarë e ka thënë ish-kryeministri Mustafa.
“Në bazë të Anketë së publikuar sot (2 prill 2019) nga ASK rezulton se krahasuar me vitin 2017 (Qeveria Mustafa) kur shkalla e papunësisë ishte 30.5 %, kurse në vitin 2018 (Qeveria Haradinaj) është 29.6 që dmth është një gjendje stabile, me një ulje të shkallës së papunësisë prej rreth 1 %.”, ka shkruar Matoshi në Facebook.
Isa Mustafa shkroi se ndonëse Kosova pati rritje ekonomike, më 2018 janë humbur 17 mijë vende të punës.