Afërdita Demaku, është ndër këngëtaret që ia thotë këngës me plot zemrën duke falur plot emocione.
Afërdita, përveç jetës profesionale, është e plotësuar mjaft shumë edhe në jetën private, dhe e gjithë kjo vërehet mjaftueshëm përmes publikimeve të saj.
E, në publikimet e sotme që ndau ajo sot me neve kuptuam se bashkëshorti i saj ka festuar ditëlindjen e 40-të, ku si destinacion për të festuar kishin zgjedhur Ishujt e Maldivës.
Megjithatë, e veçanta e këtij kremtimi doli të jetë edhe një shkas tjetër, ku ata kurorëzuan dashurinë e tyre përsëri me një fejesë të dytë.