Fjalë Kyçe

Humb jetën një person në aksident trafiku në Viti

Humb jetën një person në aksident trafiku në Viti

Një aksident trafiku në mes të një veture dhe një motoçiklete, ka ndodhur mbrëmjen e së martës në fshatin Dobresh të Vitisë, ku si pasojë e kësaj një person ka humbur jetën

Rastin për Express e ka konfirmuar edhe Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Mbrëmë rreth orës 21:00, në fshatin Drobesh të Vitisë ka ndodhë një aksident në mes të një veture dhe një mkotoçiklete. Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën ngasësi i motoçikletës, mashkull i moshës rreth 20-vjeçare”, ka thënë Hashani