Një person sot në orët e hershme të mëngjesit dyshohet se ka tentuar që të bëjë vetëvrasje në lagjen e “Muhaxherëve”, në Prishtinë.
Lajmin për Telegrafin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
Sipas tij, personi ka hipur mbi tarracën e një ballkoni.
Mirëpo, sipas Kelanit, Policia e Kosovës ka intervenuar menjëherë duke e shpëtuar atë.