Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar sot se do të mbyllet përkohësisht rruga rruga Kaçanik-Hani i Elezit.
Arsyeje e mbylljes së kësaj rruge sipas MI-së është për shkak të aktiviteteve për instalime të sistemeve të automatizuara të trafikut dhe për sigurinë publike, është e nevojshme mbyllja e përkohshme e rrugës Nacionale N2 (Zona e Rrëshqitjes).
“3 deri më 6 shtator 2019 – mbyllje e përkohshme 08:00 – 17:00. Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit kërkon mirëkuptim nga ana e pjesëmarrësve në komunikacion”, thuhet në njoftimin e ministrisë.