Një person sot në orët e hershme të mëngjesit dyshohet se ka tentuar që të bëjë vetëvrasje në lagjen e “Muhaxherëve”, në Prishtinë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani bënë të ditur se ky person ka hipur mbi terracën e një ballkoni dhe se policia e Kosovës ka intervenuar menjherë duke e shpëtuar atë.
Për Gazetën Alo, një qyetarë rrëfen se ky person që tentoi të vetëvritej ishte rreth moshës 20-vjeçare.
Qytetari na dërgon disa foto ku tregoi se përpjekjen e bëri ekipi i zjarrëfikesve për ta ndaluar këtë tentim vetëvrasje, duke potencuar disa herë se policia ishte e pa përgatitur për këtë rast.
“Ne si qyetarë dolëm të shohim situatën në të cilën gjendej i riu që tentoi të vetëvritjej, ajo çka na habiti ishte mosintervenimi i policsë, duke mos u marr me këtë çështje aspak, djali qëndroi aty afër një orë dhe ekipi i zjarrëfikësve ishte i vetmi që mirrej me këtë rast”, tha ai për Gazetën Alo.
Ndyrshe, javën e kaluar vendi ynë është shokuar nga një ngjarje që ndodhi në Sojevë të Ferizajt. A.K 13 vjeçar e ka privuar vetën me litar. Ai u gjet nga familjarët i varur në ahurin e shtëpisë.