Katër persona janë arrestuar dje në Prishtinë nën dyshimin për transplantim të kundërligjshëm të organeve dhe trafikimin e tyre.
Kjo është bërë e ditur përmes raportit të Policisë së Kosovës nga ku bëhet e ditur se katër të arrestuarit punonin në një klinikë private.
Të arrestuarit janë dy meshkuj dhe dy femra të nacionalitetit shqiptar.
Si prova materiale janë konfiskuar: shtatë (7) dosje mjekësore, pesëqind (500) euro para të gatshme, njëzet (20) libra për shënime dhe katër (4) telefona mobilë.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.