Fjalë Kyçe

Thaçi: Suksesi i nxënësve e përcakton të ardhmen e Kosovës

Thaçi: Suksesi i nxënësve e përcakton të ardhmen e Kosovës

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka uruar vitin e ri shkollor nxënësve e mësuesve, shkruan GazetaAlo.

“Në shkollat e Kosovës, sot hapen dyert për fillimin e vitit të ri shkollor 2019/2020, ku për shumë nxënës fillon një rrugëtim i rëndësishëm për ta dhe familjet tyre” u shpreh Thaçi.

Postimi i tij i plotë:

Në shkollat e Kosovës, sot hapen dyert për fillimin e vitit të ri shkollor 2019/2020, ku për shumë nxënës fillon një rrugëtim i rëndësishëm për ta dhe familjet tyre. Por, suksesi i nxënësve që sot për herë të parë vijojnë ë klasën e parë, do të përcaktojë nesër fatin dhe të ardhmen e gjithë shoqërisë dhe shtetit të Kosovës. Në këto dy dekadat e fundit kemi investuar në infrastrukturë, kemi modernizuar kurrikulat dhe objektet shkollore. Tani është koha që të nxisim cilësinë, si parakusht për forcimin e përgatitjes profesionale të fëmijëve tanë. Urime fillimi i vitit të ri shkollor të gjithë nxënësve, mësuesve dhe prindërve të Kosovës. HTH