Persona të panjohur dje kanë vjedhur në një veturë në Gjakovë një çantë dore, një telefon mobil, para e dokumente të një personi.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur rreth orës 19:17 ndërkaq, ende nuk është identifikuar personi që ka kryer vjedhjen.
Njësitet policore janë duke kryer hetime lidhur me rastin.
“Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë hapur veturën e tij dhe kanë vjedhur një çantë dore, ku kishte një telefon mobil, para të gatshme dhe dokumentet e tij personale. Njësitet policore janë duke kryer hetime lidhur me rastin”.