MTI sot ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me organizatorin e Sunny Hill Festival , Dukagjin Lipa, shkruan GazetaAlo.
“Ishte kënqësi për mua që së bashku me z.Lipa të nënshkruaj marrëveshje bashkëpunimi, nje premtim qe unë si Ministër i Tregtisë ia kam dhënë organizatorit të Sunny Hill Festival, festival ky që e ktheu Kosovën në hartën e turizmit kulturor, u shpreh ministri Shala.
Sunny Hill Festival pritet të organizohet në Qendrën e Panaireve në Bërnicë, u shpreh Shala në një konferencë për shtyp.