Xhensila Myrtezaj i ka mahnitur fansat e saj.
Këngëtarja Xhensila Myrtezaj në përgjithësi është person i thjeshtë por në përditshmëri ajo nuk grimohet fare, shkruan lajmi.net.
Këtë e ka dëshmuar shpesh por së fundmi i ka habitur të gjithë fansat me foton e fundit të publikuar në Instagram.
“Jepni çdo dite mundësinë për t’u bërë dita më e bukur e jetës suaj”, ka shkruar këngëtarja pranë fotografisë.
Sa i përket projekteve muzikore, kënga e fundit e Xhensilës është bashkëpunimi me Pirro Çakon, ‘Sekreti im’.
Ky projekt deri tani ka arritur 6 milionëshin në Youtube.