Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Salih Zyba ka reaguar ndaj ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj i cili në mëngjes përcolli djalin, Gjinin për në gjimnazin privat “Loyola”, teksa në të njëjtën ditë preu shiritin e një shkolle publike në Suharekë.
Zyba ka thumbuar Haradinajn duke thënë se investimet në infrastrukturë i shohin vetëm si mundësi të mirë për përfitime personale.
“Ish Kryeministri Haradinaj, në ditën kur e përcolli djalin e tij në shkollë private, në të njëjtën rrugë që bëri, ai preu shiritin e një shkolle publike në Therandë të ndërtuar me para të shtetit!”, ka shkruar Zyba në Facebook.
https://www.facebook.com/salih.zyba/posts/2408934769153665