Fjalë Kyçe

Prokurori i Shtetit ka ngritur aktakuza ndaj 1773 personave për muajin mars

Prokurori i Shtetit, njofton se gjatë muajit mars të vitit 2019, ka ngritur gjithsej 1661 aktakuza ndaj 1907 personave për vepra të ndryshme penale. Në Departamentin e Krimeve të Rënda të prokurorive Themelore janë ngritur 88 aktakuza ndaj 134 personave. Ndërkaq, Departamenti i Përgjithshëm i prokurorive Themelore ka ngritur 1573 aktakuza ndaj 1773 personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë gjatë muajit mars 2019, ka ngritur gjithsejtë 501 aktakuza, ndaj 573 personave, për vepra të ndryshme penale. Departamenti i Përgjithshëm i kësaj prokurorie, ka ngritur 474 aktakuza, kundër 533 personave. Në Departamentin e Krimeve të Rënda të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, gjatë muajit mars janë ngritur 24 aktakuza, kundër 34 të pandehurve.

Ndërkaq, Prokuroria Themelore në Prizren gjatë muajit mars, ka ngritur 160 aktakuza kundër 204 peronave. 154 aktakuza kundër 197 personave janë ngritur nga Departamenti i Përgjithshëm, ndërkaq 6 aktakuza kundër 7 personave janë ngritur nga Departamenti i Krimeve të Rënda.

E në prokurorinë Themelore të Mitrovicës, gjatë muajit mars janë ngritur gjithsej 342 aktakuza kundër 383 personave. Departamenti për Krime të Rënda i kësaj prokurorie i ka ngritur 11 aktakuza kundër 20 personave, ndërkaq Departamenti i Përgjithshëm 331 Aktakuza kundër 363 personave

Në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, gjatë muajit mars, janë ngritur 104 aktakuza kundër 127 personave, për vepra të ndryshme penale nga Kodi i Republikës së Kosovës.
Në Departamentin e Krimeve të Rënda, gjatë kësaj periudhe janë ngritur 8 aktakuza kundër 17 personave. Departamenti i Përgjithshëm i kësaj prokurorie ka ngritur 96 aktakuza kundër 110 personave.

Po ashtu, edhe Prokuroria Themelore në Gjilan gjatë muajit mars ka ngritur 177 aktakuza kundër 181 personave për vepra të ndryshme penale. Departamenti për Krime të Rënda i kësaj prokurorie ka ngritur 18 aktakuza, ndaj 22 personave, ndërsa, Departamenti Përgjithshëm, 159 aktakuza, ndaj 159 personave.

Gjithashtu, Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur 155 aktakuza ndaj 189 personave gjatë muajit mars për raste të ndryshme penale. Në Departamentin për Krime të Rënda janë ngritur 18 aktakuza ndaj 27 personave, ndërsa, në Departamentin e Përgjithshëm të kësaj Prokurorie janë ngritur 137 aktakuza ndaj 162 personave.

Në Prokurorinë Themelore të Pejës, gjatë muajit mars janë ngritur gjithsej 228 aktakuza kundër 261 personave për vepra të ndryshme penale. Departamenti i Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore të Pejës, ka ngritur 6 aktakuza kundër 12 të pandehurve. Kurse në Departamentin e Përgjithshëm të Prokurorisë Themelore të Pejës janë ngritur 222 aktakuza kundër 249 personave.

Prokuroria e Shtetit, mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit, ngritjes së efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies.