Një këmbësor është goditur nga një veturë në magjistralen Prishtinë-Podujevë, konkretisht në fshatin Bardhosh, pasditen e së mërkurës.
Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës, ka thënë se njësitë policore menjëherë kanë dalë në lokacion.
Ai ka bërë të ditur se i lënduari është përcjellë për trajtim mjekësor, ndërsa Policia me njësitet e saj janë në proces të sqarimit të rrethanave se si është shkaktuar ky aksident.