Fjalë Kyçe

Shqiptarët tani do ta kenë më të lehtë të marrin patentshoferin në Gjermani

Shqiptarët tani do ta kenë më të lehtë të marrin patentshoferin në Gjermani

Shqiptarët që jetojnë në Gjermani shumë shpejt testet për patentë-shofer do t’i kenë në gjuhën shqipe. Kërkesën për ta përfshirë gjuhën shqipe në këto teste e kanë dorëzuar sot Ambasadorët e Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, Artur Kuko dhe Beqë Cufa.

“Ambasadorët e Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, Artur Kuko dhe Beqë Cufaj, janë pritur në një takim nga Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Transportit dhe Digjitalizimit të Gjermanisë, Guido Beermann. Ata kanë dorëzuar kërkesën zyrtare në të cilën kërkohet që gjuha shqipe të përfshihet në listën e gjuhëve për testimin për provimin e patentës në Gjermani”.

Sekretari i Shtetit Beerman e mirëpriti iniciativën dhe siguroi që ajo do të shqyrtohet nga Ministria e Komunikacionit dhe Digjitalizimit e Gjermanisë.

“ Ky propozim bëhet për të arritur në një zgjidhje të përkohshme derisa të mbarojë procesi i njohjes reciproke të patentave për të cilën. Sekretari i Shtetit Beerman i ka siguruar dy Ambasadorët që referatet përkatëse janë duke punuar në drejtim të procesit të njohjes së patentave me shtetet e Shqipërisë dhe Kosovës.