Një trup i pajetë i një personi ende të paidentifikuar është gjetur sot pasdite në afërsi të lumit Ibër nga ana veriore e Mitrovicës.
Njësitë e hetuesisë janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke zhvilluar hetimet, ndërkohë që pritet të vijnë edhe përfaqësues të Institutit të mjekësisë ligjore.
Zëvendës drejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Besim Hoti, ka konfirmuar rastin për KosovaPress, por nuk ka precizuar identitetin dhe as motivin, duke thënë se detaje tjera pritet të bëhen të ditura më vonë.