Engjëllusha Salihu ka nisur xhirimet e klipit të ri.
Këtë e bëri të ditur përmes një postimi të publikuar në llogarinë e saj personale, Instagram.
“Gati për klipin e ri”, ka shkruar ajo.
Engjëllusha vitin e kaluar ka qenë tejet aktive dhe e angazhuar me ahengje muzikore, bashkë me nënën e saj, këngëtaren, Shyhrete Behluli.
Ndër të tjera, Engji nuk ngurron t’i mbajë aktiv fansat në rrjetet sociale me imazhe dhe video të llojllojshme.