Veturat zyrtare vazhdojnë të shkelin rregullat në trafik.
Përveç keqpërdorimit të veturave, për çdo ditë nga qytetarët raportohet se si zyrtarët me veturat e punës shkelin rregullat në trafik.
Ndër rregullat që shkelin më së shumti, është tejkalimi në vijë të plotë.
Një qytetar ka dërguar ku shihet se si vetura zyrtare në rrugën për në Pejë, afër fshatit Zahaq, bënë tejkalim të veturave në vijë të plotë.
Ndonëse me rregulla të trafikut, tejkalimi në vijë të plotë është i ndaluar, për zyrtarin në fjalë nuk vlen, duke rrezikuar kështu pjesëmarrësit në trafik.
Ndërsa, apeli i vazhdueshëm i Policisë është respektimi i rregullave në trafik në mënyrë që të parandalohen aksidentet me fatalitet të cilat janë rritur.
Për më shumë, shihni momentin kur kjo veturë bënë tejkalim të veturave në vijë të plotë.