Kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj, ka treguar sonte se pse e ka dërguar djalin e tij në shkollë private në Kosovë, i cili thoshte se është ngritur niveli i arsimit në Kosovë, shkruan Insajderi.
Ai në Debat Plus, ka pohuar se i dua shkollat e huaja, e sidomos ato gjermane, dhe sipas tij, kjo ka qenë njëra ndër arsyet.
“Gjini është një porosi që i duam këto shkolla në Kosovë dhe i mirëpresim”, ka thënë Haradinaj.
Ai po ashtu ka treguar se profesorët e shkollës “Loyola”paguhen nga buxheti i Kosovës, si dhe janë staf vendorë.
Ai tha se shteti i Kosovës ka investuar në të.
“Kjo ishte në kuadër të një afrimi më të madh Kosovë-Gjermani dhe të një kualiteti më të madh mes neve dhe Gjermanisë”, është shprehur Haradinaj.