Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli përmes një konferencë për media ka folur për ngjarjet e fundit që kanë ndodhur gjatë kohës kur po votohej për marrëveshjen e Romingut, e ku të pranishëm ishin përfaqësues të Ballkanit Perëndimor. Duke folur për disa veprime Pacolli ka thënë se fton BE-në që ta disiplinon Serbinë, përndryshe nuk do të marrin pjesë më në konferenca të tilla.
“Jam thellësisht i shqetësuar se edhe më këtë ngjarje duhet të merrem me rolin destruktiv gjegjësisht me atë që ndodhi në konferencën e vendeve ballkanike. Jam i shqetësuar për ngjarjen sot në organizimin e BE-së, të samitit digjital të vendeve të Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Beograd ku është nënshkruar marrëveshja e Roamingut edhe Kosova është nënshkruese po në një panel të posaccshëm të nivelit të ministrave të gjashtë vendeve të Ballkanit perëndimor ndodh diçka e papritur.
Edhe në këtë rastë Serbia duke thyer cdo marrëveshje kaprovokuar në mënyrë organizative duke thyer çdo rregull gjatë mbajtjes së panelit”, thotë Pacolli, duke shpjeguar edhe çka ka ndodhur gjatë konferencës.
“Gjatë këtij seksioni organizatorët ndalojnë mikrofonat dhe i kalojnë fjalën dikujt nga publiku, aty koncentrohen të gjitha kamerat dhe aty fillon të del teksti që ai person e lexon, kanë qenë tekste destruktive shoviniste ne nuk mundemi t’i pranojmë ato kurrsesi dhe kanë qenë tekste kundër Republikës së Kosovës, një gjë e tillë është e papranueshme. Situata e tillë ka ndodhë edhe në panelet tjera në hapësirat tjera në sallat e kongresit, dikush nga publiku fillon leximin e një teksti koncentrohen kamerat dhe në panel del teksti i cili lexohet”, thotë ai.
Pacolli në fund është deklaruar se Serbia ka vepruar në kundërshtim me Republikën e Kosovës, ndërkaq, ka ftuar edhe BE-në që të disiplinojë shtetin serb.
Në dy panele në mënyrë organziative është vepruar kundër Republikës së Kosovës kundër cdo marrë veshje që Serbia është e obliguar ta respektojë. Ftojmë BE-në ta disiplinoj Serbinë përndryshe Kosova nuk mund të jetë prezente në konferenca të këtij lloji”, përfundoi Pacolli.