Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, kanë raportuar në Komisionin për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim në lidhje me rekrutimin e përfaqësuesve të komunitetit joshumicë në konkursin e fundit të Policisë së Kosovës.
Qalaj ka treguar proceduar e punësimit në Polici.
Ai dha statistikat me pjesëmarrjen e komuniteteve në këtë institucion. Sipas tij, kushtet themelore që të ketë kandidati për të u bërë polic është ta ketë të kryer shkollën e mesme dhe të jetë nën moshën 30-vjeçare.
“Proceduarat për punësim në Policinë e Kosovës janë qe një kandidat duhet kaluar testin me shkrim, pastaj duhet testi i shkëthmërisë fizike, pastaj faza e tretë intervistimi me gojë dhe më pas shikohet mjekimi psikologjik”, tha Qalaj, raporton EO.
Shefi i policisë ka bërë të ditur se në total kanë aplikuar 17.620 persona, ku 430 prej tyre janë dërguar në Akademinë e Policisë në Vushtrri.
Sa i përket aplikimeve në konkursin e fundit, Qalaj tha se më shumë se 92 për qind janë shqiptarë, 4.91 për qind janë serbë.
“Aplikues në konkursin e fundit të Policisë së Kosovës ka qenë 92.30% shqiptarë, 4.91 serbë 137, 0.57% turk, 1.11% boshnjak, 0.19% romë, 0.13% ashkali, dhe 0.33% egjiptan”, u shpreh Qalaj.