Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka njoftuar se veterani i Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ahmet Rrahmanaj, nga fshati Bubël i komunës së Malishevës, sot ka marrë ftesë për Gjykatën Speciale, dhe do të udhëtoj për në Hagë, përcjell kp.
OVL thotë se këtë njoftim e bën me kërkesë të veteranit të luftës së UÇK-së Ahmet Rrahmanaj, ndërsa sqaron se ftesën për të shkuar në Hagë e ka për datën 13 maj.