Fjalë Kyçe

Ismaili thotë se është i gatshëm të udhëheq me Prishtinën

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili në TV Dukagjini, ai tha se është i gatshëm të udhëheq me kryeqytetin.

Ministri Ismaili njëherë nënkryetari i PDK-së foli për zhvillimet aktuale politike përfshirë punësimet familjare e partiake.

Ismaili mohoi të ketë ndikuar në punësimin e motrës së tij në BQK siç u raportua ditë më parë në media.

“Ka qenë edhe për mua moment reflektimi pavarësisht se ajo ka hyrë vet në punë dhe ka pasur lidhjet e veta. Motra ka punuar një kohë të gjatë në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik dhe si e tillë më pas ka pasur një kohë tranzicioni…Unë nuk e di as pozitën e saj të saktë në BQK”, deklaroi Uran Ismaili.

Ndërkaq në diskutimin për mundësinë që në zgjedhjet e ardhshme lokale Ismaili të kandidojë për Kryeqytetin ai nuk e pohoi e as mohoj. Theksoi se prioritet i tij është drejtimi i Degës së Prishtinës, ndërsa u deklarua i gatshëm për të udhëheq kryeqytetin.

“Ende nuk kemi folur në Prishtinë sa i përket komunës…Jam edhe asambleist në Komunën e Prishtinës. Jetën time politike e kam lidhur me Prishtinën. Për mua është privilegj të jem kryetar i degës së Prishtinës, e le më në një pozicion tjetër të kërkojë votën e qytetarëve. Nuk them se nuk kam ambicie për t’i shërbyer qytetit tim”, tha Uran Ismaili.

Ismaili ritheksoi se koalicioni qeverisës është funksional dhe nuk ka ndërprerje të komunikimit brenda tij. Sipas tij PDK vazhdon të jetë e njëjta dhe asnjë parti tjetër nuk e lë nën hije.