Kryeministri Ramush Haradinaj ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku do të marrë pjesë në shënimin e 108-vjetorit të Kryengritjes së Malësisë.
Shefi i ekzekutivit kosovar, përmes një postimit në Facebook, njoftoi se do të zhvillojë takime edhe me zyrtarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Sapo kam arritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Detroit, ku do të marrë pjesë në shënimin e 108-vjetorit të Kryengritjes së Malësisë, me ç’rast do të zhvillojë takime edhe me përfaqësues të komunitetit shqiptar në Amerikë, autoritete të Detroit-it dhe zyrtarë tjerë të ShBA-së”, shkroi Haradinaj.