Ish-anëtari i kryesisë së LDK’së, që një kohë ka drejtuar edhe ministrinë e Kulturës, Astrit Haraqija, ka folur për proceset që po kalon LDK në këtë kohë.
Haraqija në DPT te Fidani në T7 ka thënë se Isa Mustafa nuk duhet të jetë përsëri kandidat për kryetar të partisë.
“ Nuk duhet të jetë pjesë e kësaj gare. Besoj që deri tash e ka dhënë kontributin e vet. Unë nuk besoj që Mustafa përsëri do të behët kryetar”.
Ai ka thënë se nuk ka ndonjë ambicie për tu bërë kryetar i LDK’së .
Haraqija ka thënë se LDK duhet t’i ruaj figurat e vjetra që i ka, pasi sipas tij ata janë pasuri më e madhe e partisë.