Fjalë Kyçe

Afro 1 mijë fermerë ferizajas duan kompensim të dëmeve nga breshri

Afro 1 mijë fermerë ferizajas duan kompensim të dëmeve nga breshri

Rreth një mijë fermerë të Komunës së Ferizajt po vazhdojnë të kërkojnë nga Komuna dhe Qeveria e Kosovës kompensim të dëmeve nga breshri, derisa në vitin e kaluar u janë dëmtuar mijëra hektarë me kultura bujqësore, shkruan sot “Koha Ditore”.

Dëmet e tyre që janë vlerësuar me kohë nga komisionet kompetente në vlerë prej më shumë se 700 mijë eurosh, Komuna e Ferizajt nuk po gjen mundësi buxhetore.

Ndërkohë për kompensime të tilla në vitin e kaluar Qeveria e Kosovës pati marrë një vendim, nëpërmjet të cilit është zotuar se fermerët e dëmtuar do të kompensohen, mirëpo deri tashti nuk është zbatuar.

Fermerët më të dëmtuar janë nga fshatrat Prelez, Pleshinë, Manastirc, Greme dhe Zaskokë të Komunës së Ferizajt.