Fjalë Kyçe

Drenica kërkon mbështetje nga tifozët në sfidën ndaj Trepçës ’89

Drenica kërkon mbështetje nga tifozët në sfidën ndaj Trepçës ’89

Skuadra e Drenicës e pret Trepçen 89 në kuadër të javës së 26-të në IPKO Superligën e Kosovës, shkruan Gazeta Alo.

Drenica me anë të një njoftimi në rrjetet sociale ka ftuar tifozët të jenë në numër sa më të madh në këtë takim për ta ndihmuar skuadren drejt fitores.

Ky është njoftimi i skuadres.

Ekipi i ka shumë të rëndësishme pikët në duelin ndaj Trepçës ’89, andaj ju ftojmë që në numër sa më të madh të jeni të pranishëm në stadium, për ta përkrahur ekipin tonë të zemrës drejt trëpikëshit mëse të nevojshëm.

Djelmoshave tanë iu nevojitet përkrahja andaj mos hezitoni, ejani në numër sa më të madh për t’iu dal krahë, futbollistëve tonë.

FORCA DRENICA❤🖤