Fjalë Kyçe

Policia e Kosovës merr donacion 80 kamera për mbikëqyrjen e institucioneve kulturore dhe fetare

Policia e Kosovës merr donacion 80 kamera për mbikëqyrjen e institucioneve kulturore dhe fetare

Përmes projektit “Ndërtimi i besimit përmes mbrojtjes së trashëgimisë kulturore dhe fetare në RKS“ Policia e Kosovës  ka marrë një donacion prej 80 kamerave për mbikëqyrjen e institucioneve kulturore dhe  fetarë.

“Policia e Kosovës me përkrahjen e Organizatës së UNDP-is, si pjesë e projektit ,, Ndërtimi i besimit përmes mbrojtjes së trashëgimisë kulturore dhe fetare në RKS“ ka marrë një donacion të vlefshëm të ( CCTV ) të mbikëqyrjes përmes video kamerave” thuhet në njoftimin e  policisë.

Rreth 80 kamera me pajisje përcjellëse nga sot e tutje do të ndihmojnë në zhvillimin e kapacitetit  policore dhe do të përmirësojnë kushtet për kryerjen efikase të detyrave.

“Njësia për Sigurimin e Objekteve të Trashëgimish Kulturore dhe Fetare, në gjashtë objekte të cilat i siguron ka marr në shfrytëzim rreth (80) kamera me pajisje përcjellëse, të cilat do të zhvillojnë kapacitetet policore dhe do të përmirësojnë kushtet për kryerjen efikase të detyrave” thuhet në njoftim.