Fjalë Kyçe

Gjilanasi merr gjobë pasi nuk e paraqiti vdekjen e nënës me kohë

Gjilanasi merr gjobë pasi nuk e paraqiti vdekjen e nënës me kohë

Fatlum Demiri, një qytetar nga Gjilani, është ankuar  se komuna e ka detyruar të paguajë gjobë prej 50 eurove për arsye se nuk e ka paraqitur me kohë vdekjen e nënës së tij.

Ai tha se pasi ka shkuar ta marrë certifikatën e vdekjes i është dashur të paguajë gjobë prej 50 eurosh.

“Sot isha dëshmitar i një marrije të madhe në Komunën tonë të dashur, Gjilan. Pasi që isha për të lajmëruar vdekjen e nënës dhe për ta marrë një certifikatë të vdekjes, më thanë që duhet paguar 50 euro gjobë”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.

Komuna e Gjilanit ishte arsyetuar se Fatlumi nuk e kishte lajmëruar në kohë vdekjen e nënës së tij,  dhe sipas ligjit i cili sipas tyre ka hyrë në fuqi që pesë vite duhej të dënohej .

“Na e keni vjedhë ardhmërinë e fëmijëve tanë. Na e keni humb shpresën, e tash edhe vdekjen po na shtini me pagu. Marre!!! Marreee!!! Marreee!!!“ ka përfunduar ai.