Fjalë Kyçe

Debati për buxhetin e vitit 2019, përmenden edhe dështimet e diplomacisë kosovare

Debati për buxhetin e vitit 2019, përmenden edhe dështimet e diplomacisë kosovare

Kuvendi iKosovës ka vazhduar me seancën e rregullt plenare, ku po diskutohet për buxhetin e vitit 2019.

Në debatin e sotëm është kritikuar qasja e Qeverisë karshi presionit të vazhdueshëm të diplomacisë serbe ndaj vendeve që tashmë e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, raporton lajmi.net.

Deputeti IlirDeda, tha se Kosova po përballet çdo ditë me raportime për çnjohje nga shtete të ndryshme, si pasojë e presionit nga Serbia.

Ai po ashtu tha se mangësia e buxhetit për vitin 2019 në këtë aspekt është se aty nuk është parashikuar buxhet shtesë për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

“Është dashur të jetë dikush nga ministria e Jashtme. Nuk ka politikë të jashtme të asaj çka poi ndodh politikës së jashtme të Kosovës”, ka thënë ai.

Ndërkaq, ministri i Financave, Bedri Hamza tha se ka pasur rritje të buxhetit për ministrinë e Jashtme.

Ai tutje shtoi se nëse deputetët e Parlamentit kanë vërejtje ose kërkojnë mjete shtesë,atëherë mund të ndodhë edhe amandamentimi i këtij projekt-buxheti.

“Ka rritje të buxhetit të buxhetit të politikën e jashtme. Unë mendoj që ka pasur financim mirëpo, tek e fundit kuvendi e aprovon këtë buxhet. Dhe nëse deputetët konsiderojnë se duhet me pasë investime shtesë në këtë sektorë, atëherë është çështje e tyre. Përndryshe, aq sa kërkohet buxhet ne kemi me e përkrah. Nëse ka diçka shtesë unë mirëpres ndonjë amandament”, ka thënë Hamza.

Ndryshe, sot Kuvendi po hyn në ditën e dytë të debatit për buxhetin e vitit 2019.

Paraprakisht, partitë opozitare kanë dalur kundër këtij projekt-buxheti aktual, duke thënë se ka mangësi të shumta.