Fjalë Kyçe

Listat e veteranëve “falsifikatorë” dërgohen në gjykatë nga prokuroria

Listat e veteranëve “falsifikatorë” dërgohen në gjykatë nga prokuroria

 

Prokuroria Speciale e Kosovës e ka dërguar sot në Gjykatë aktakuzën për rastin“veteranët”.

Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar Prokurori Special, Sylë Hoxha.

Sot ka qenë dita e fundit për të dërguar në Gjykatë këtë aktakuzë për të cilën vet Gjykata ka kërkuar përmirësime.

Prokurori Hoxha për lajmi.net tha se aktakuza është dërguar në Gjykatë në afatin shtesë të paraparë dhe me të gjitha përmirësimet e kërkuara nga Gjykata.

“Po është dorëzuar në Gjykatë, në afatin shtesë e paraparë ligjor, me vërejtjet dhe plotësimet që i ka kërkuar gjykata”, tha Hoxha.