Fjalë Kyçe

Për një javë, 12 persona të ndaluar në Gjilan

Për një javë, 12 persona të ndaluar në Gjilan

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë javës së kaluar ka ndaluar dymbëdhjetë persona, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer vepra penale.

Nga Departamenti për Krime të Rënda, janë ndaluar tre persona, nga Departamenti për të Mitur është ndaluar një i mitur, si dhe nga Departamenti i Përgjithshëm, janë ndaluar tetë persona të dyshuar.

Prokurorët kujdestar, brenda afateve ligjore, ndaj të dyshuarve, kanë paraqitur kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit, në Gjykatën kompetente në Gjilan, në afat prej 30 ditësh, për këto vepra penale: ‘’Kanosje’’, ‘’Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare’’, ‘’Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’, ‘’Rrezikim i trafikut publik’’, ‘’Vjedhje e rëndë’’, ‘’Ndihma në kryerjen e veprës penale vjedhje e rëndë’’ dhe ‘’Mashtrim’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).