Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ishte i pranishëm në stadiumin “Fadil Vokrri” për parë superderbin ndërmjet Gjilanit dhe Dritës.
Derbi i “Anamoravës” u zhvendos në kryeqytet pasi stadiumi i qytetit të Gjilanit, nuk i plotëson kriterët për këtë derbi.
Gjilani dhe Drita u ndanë baras me rezultat 0:0 duke zhgënjyer me lojë, por në tribuna tifozëritë e të dy skuadrave dhuruan spektakël.
‘Skifterat’ dhe ‘Intelektualët’ gjatë tërë ndeshjes nuk u ndalën për asnjë sekond duke kënduar këngët e tyre në mbështetje të skuadrave të tyre.
Kryetari Haziri nuk mund të mungonte në këtë sfidë pasi njihet si një tifoz i flaktë i futbollit, majde ai ishte me familjen e tij.
Prezente ishte dhe vajza e tij, Lotina Haziri, që tashmë është bërë e njohur përmes fotografive ‘hot’ në rrjetin social Instagram.
Shpresojmë që Haziri të bëjë më shumë rreth futbollit, dhe të ndihmojë klubet për të ndërtuar një stadium modern, pasi është mëkat që ky derbi të zhvillohet në stadiume që nuk i plotëson kushtet.