Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit të Administratës së Pushtetit Lokal, Ivan Teodosijeviq, pasi ky i fundit mohoi se ka pasur masakër në Reçak si dhe shqiptarët e Kosovës që luftuan për çlirim të vendit i quajti terroristë, shkruan GazetaAlo.
“Është e papranueshme dhe e patolerueshme gjuha e urrejtjes dhe raciste e përdorur nga njëri prej bartësve të institucioneve i deleguar nga Lista Serbe.Deklarata të tilla me gjuhë të urrejtjes kanë një burim dhe janë provokime nga ana e Aleksander Vuçiq për të shkaktuar tensione në Ballkan dhe Kosovë. Ne nuk do lejojmë që Kosova të përdoret si mjet që dikush në Serbi të mbajë pushtetin” është shprehur Veseli përmes një postimi në Facebook.
Postimi i tij i plotë:
Është e papranueshme dhe e patolerueshme gjuha e urrejtjes dhe raciste e përdorur nga njëri prej bartësve të institucioneve i deleguar nga Lista Serbe.
Deklarata të tilla me gjuhë të urrejtjes kanë një burim dhe janë provokime nga ana e Aleksander Vuçiq për të shkaktuar tensione në Ballkan dhe Kosovë. Ne nuk do lejojmë që Kosova të përdoret si mjet që dikush në Serbi të mbajë pushtetin.
Bashkimi Evropian duhet të reagojë ndaj këtyre provokimeve të hapura nga Serbia dhe Vuciqi.
Institucionet e Kosovës do të vazhdojnë të punojnë për integrimin e serbëve në Kosovë, por assesi nuk do të bashkëpunojmë me ata që kanë qëllim të ndjellin urrejtje dhe frikë.