Fjalë Kyçe

Janjiq e konsideron të rrezikshme thirrjen që të bojkotohen zgjedhjet në veri të Kosovës

Janjiq e konsideron të rrezikshme thirrjen që të bojkotohen zgjedhjet në veri të Kosovës

Vendimi për shpalljen e zgjedhjeve për kryetar të katër komunave në veri të Kosovës është një akt i paramenduar politik i bazuar në Ligjin Zgjedhor të Kosovës, ndërsa në këtë moment është e vështirë të parashihet se si do të zhvillohen më tej punët. Kështu ka vlerësuar kryetari i Forumit për Marrëdhënie Etnike i Serbisë, Dushan Janjiq, raportojnë mediat e Beogradit, transmeton Koha.net.

“Mundësia e parë është se kjo është pjesë e një aksioni të gjerë për të cilin Beogradi është informuar dhe që është i koordinuar nga ana e administratës amerikane. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tani do të detyrohet të vendosë nëse do të bëjë thirrje për bojkotin e këtyre zgjedhjeve”, i ka thënë Janiq agjencisë së lajmeve të Beogradit, Beta.

Ai megjithatë konsideron se nuk do të ketë thirrje për bojkot, meqë një veprim i tillë, sipas tij “do të kthente gjithë kritikën e bashkësisë ndërkombëtare nga Serbia e serbët, si fajtorë që kanë shkelur Marrëveshjen e Brukselit, kurse Marrëveshja parasheh pjesëmarrjen në institucionet e Kosovës”.

Deri në maj, përkatësisht deri me shpalljen zyrtare të zgjedhjeve, nuk duhet të pritet ndonjë qëndrim përfundimtar i Serbisë për ato zgjedhje, ka thënë ai duke shtuar se është gati e sigurt se Beogradi do të fshehë hapat e vet të ardhshëm deri sa kjo të jetë e mundshme

është një moment kur autoritetet e Kosovës mund të thonë se si ia dalin të sigurojnë zbatimin dhe respektimin e ligjeve të Kosovës në gjithë territorin e Kosovës, dhe pastaj të heqin taksën ndaj produkteve serbe dhe të BeH. Në rast të një rendi të tillë veprimesh, do të krijoheshin kushtet që të vazhdojnë përgatitjet për ringjalljen e dialogut, që do të ishte gjë e mirë për të gjithë, edhe për bashkësinë ndërkombëtare, edhe për Prishtinën, edhe për Beogradin”, ka shtuar ai.

Opsioni tjetër është zvarritja e tërë procesity dhe shtyrja e zgjedhjeve, që do të mund të shkaktonte rritje të destabilitetit dhe nervozë ndër serbët në veri të Kosovës, transmeton Koha.net.

Opsioni i tretë është acarimi serioz, me rrezik të tensioneve e të konflikteve, por sipas Janjiqit një zgjidhje e tillë është më së paku e pritshme dhe se në këtë moment nuk sheh interes as të Beogradit, as të Prishtinës që situata të përshkallëzojë sa të shndërrohet në përplasje.

“Është fakt se radikalizimi gradual mund të çojë nga inidentet, por në këtë moment nuk shoh interes as të Beogradit, as të Prishtinës që të ndodhë diç e tillë”, e citon Koha.net Janjiqin.