Sot iu dha lamtumira e fundit Ilir Zeqirit.
Zeqiri, i cili u gjet i vdekur mbrëmë në makinën e tij, u varros sot në fshatin Kopiliq të Skenderajt.
Viktima u gjet i djegur bashkë me makinën e tij, mbrëmjen e së hënës në Prekaz të Epërm.
Nga policia kanë bërë të ditur se po dyshohet se ai fillimisht ishte vrarë e më pas u dogj, pasi në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja të armë.
Sipas prokurorit të rastit hetimet janë duke u zhvilluar mbi dyshimet për veprën penale ‘vrasje e rëndë’.